Martesa ndërmjet Simone Inzaghi dhe Lazios është e destinuar të zgjatet sërish në kohë. Në ditët e fundit, e ndikuar shumë dhe nga situata që ka sjell COVID-19, mes palëve po diskutohet një kontratë e re, aktualja skadon më 2021. Lotito por dhe Igli Tare janë shumë të lidhur pas trajnerit të tyre, janë të kënaqur me punën e bërë, për këtë arsye dëshirojnë ti ofrojnë një kontratë të re deri në vitin 2025, praktikisht duke e shndërruar në një Ferguson të futbollit italian.

Sigurisht që në kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës për Inzaghi, mund të shkojnë në 2-3 milion euro në sezon. Kontaktet ndërmjet tyre kanë qenë të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe, dëshira e të dy palëve është të vijojnë bashkëpunimin. Pavarësisht vullnetit të mirë, kontrata e re pritet të jetë fillimisht deri në 2023, një kontratë standarde për trajnerët në Serie A, me dy vite të tjera rinovim. Pritet që firma mbi kontratën e re mund të vijë më shpejt se sa rifillimi i sezonit, gjithnjë nëse do filloj, në mënyrë që Inzaghi të jetë më i qetë në garën për titullin kampion, pasi prezenca në Champions League duket e sigurt në çdo rrethanë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb