Sir Alex Ferguson, ish-trajneri dhe njëkohësisht legjenda e klubit të Manchester United, të premten ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është detyruar të operohet. Gjendja e tij nuk është e mirë dhe për momentin po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Futbolli ka treguar gjithmonë se është më shumë se një sport dhe këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe Pep Guardiola.

Së fundmi, trajneri aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka treguar se ka qenë fat i madh për të që ka njohur personalisht një person si Ferguson, ndërkohë që është solidarizuar edhe me tifozët e “djajve të kuq”. “Për mua ishte fat i madh që pak ditë më parë kisha mundësi të haja një darkë me Fergusonin. Ai është një njeri i madh dhe, si i tillë, besoj se do arrijë t’ia dalë mirë këtë herë. Dua të shpreh mbështetjen time për të afërmit e tij dhe iu jap shumë përqafime gruas së tij dhe familjes së madhe të Manchester United”, -u shpreh Guardiola pas ndeshjes që Mançester Siti barazoi pa gola ndaj Hadërsfilldit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb