Ferma organike “Cocoal” është miqësore dhe në harmoni me natyrën. Kjo fermë në mes livadheve të fshatit bën diferencën ndryshe nga stabilimentet e tjera pasi këtu pulat rriten të lira në natyre. Risi është përdorimi i energjisë së rinovueshme përmes paneleve diellore.

Jo vetëm që prodhimi ne këtë ferme organike është krejtësisht natyror por dhe mjedisi respektohet duke përdorur energjinë e pastër diellore. Duke respektuar natyrën konsumatori shpërblehet me produkte si mishi i zogjve te vegjël Pulastren dhe vezës organike Kokove.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ermonela Gumi, menaxhere pranë fermës organike “Cocoal” shprehet për News24 se investimi përmes diellore është plotësimi i te gjithë ciklit te prodhimit sa më organik të mishit të zogut pulastren dhe vezës Kokove. Për herë të parë në tregun shqiptar ferma “Cocoal” sjell produktin më të freskët dhe më të shëndetshëm zog livadhi me shijen e dikurshme “Pulastren” me kualitet të lartë organik sjell në tryezat e konsumatorëve. Ferma organike “Cocoal” rrit pula organike me kujdes dhe një diete të shëndetshme.

Pulat rriten ne liri me ajër të pastër dhe jo në kafaze te mbyllura. Kurrë nuk ushqehen me hormone për tu rritur para kohe apo me shtesa artificiale por vetëm me ushqim natyral si rrjedhim vezët kanë më shumë acid yndyror omega-3. Jeta e tyre është pa stres deri ne përfundim te saj. Kjo do të thotë se janë një ushqim i shkëlqyer sidomos për zemrën dhe trurin. por edhe një ushqim i rekomanduar për te gjitha moshat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb