BRITANI E MADHE- Një rrjet fermash ku kultivohej kanabisi me vlerë 6 milion paund të kontrolluara nga mafia shqiptare janë zbuluar dhe shkatërruar në Britaninë e Madhe, ndërsa në pranga kanë rënë 26 persona.

Toni Boboshi
Toni Boboshi

Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione falso për të shmangur zbulimin nga autoritetet, penguar hetimet policore dhe për të shmangur ndjekjen penale.

Denad Hoxha
Denad Hoxha

Mediat angleze shkruajnë se operacioni i koduar “Tisdale” nisi që në vitin 2016-të. Ata ranë në gjurmët e një bande të rrezikshme që mërej me kultivimin pakemtimin dhe shitjen e kanabisurt të prodhur në ferma të posaçme, aktivitet ky i shtrirë në gjithë territorin e Britanisë së Madhe.

Elton Omuri
Elton Omuri

Ashtu si edhe në raste të tjera, kokat e grupit ishin shqiptarët. Ata kishin ngritur një strukturë të mirëorganizuar mes Mançesterit dhe Cheshire. Trafikantët shqiptarë kishin punësuar njerëz si fermerë, menaxherë dhe drejtorë.

Fatjon Hazizi
Fatjon Hazizi

Paratë e fituara nga tregtimi i kanabisit pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç dhe gruas së tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç.

Taulant Hoxha
Taulant Hoxha

DENIMET PËR SHQIPTARËT E GRUPIT
shqiptaret, foto

gang
27 janar 2017
Besnik Hoxha, 34 vjeç i dënaur me dy vjet burg për pastrim parash.
Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, e dënuar me 1 vit e gjysëmburg për dokumentacion të rremë

24 maj 2017
Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj.
Mario Basha, 31 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj.
Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me katër vjet burg.
Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

25 maj 2017:
Andi Lekaji, 39 vjeç, u burgos për katër vjet.
Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u burgos për një vit.

26 maj 2017:
Ervin Hoxha, 38 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arbor Basha, 27 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Arjan Harisis, 26 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Gentjan Harisis, 28 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Ismail Agaci, 22 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.
Altin Ripaj, 33 vjeç, u burgos për një vit e tre muaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb