Mallrat e importit, tregu i shitjes, apo dhe mungesa e subvencioneve nga shteti ka bërë që prodhimet bujqësore të fermerëve në fshatin Kutalli në Urë-Vajgurore të mbeten stok.

Fermerët e Kutallisë, me rreth 700 ha sera të mbjella në çdo stinë, janë detyruar që këtë vit rreth 30% të prodhimit ta hedhin. “Është shumë krizë këtë vit në krahasim me vitet e tjera, rreth 30% e prodhimit është hedhur pasi konsumi i brendshëm nuk mund ta konsumojë dot gjithë këtë prodhim, ndërkohë kërkesa për eksport është shumë e pakët pasi jashtë vendit ka akoma prodhim”, shprehen fermerët.

Fermerët deklarojnë se po shkojnë drejt falimentimit sepse shteti jo vetëm që nuk ndërpret prodhimet nga jashtë për të qarkulluar prodhimi vendas por as nuk i ndihmon për TVSH-në, naftën pa akcizë dhe plehrat kimike. “Ne na ka marrë lumi si fermer. Fermerit nuk i del as për naftën e gjithë vlera e prodhimit. Si prodhues jemi të fundit në Rajon dhe s’kemi pasur asnjë ndihmë nga shteti “, tha një prej fermerëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: