LUSHNJE

Fermerët e Lushnjës kanë protestuar ditën e sotme në rrugët e qytetit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të kthejë sytë nga puna e tyre dhe t’i subvencionojë për vështirësitë që ato hasin.

Gazetari i “BalkanWeb”, Julian Kasapi thekson se banorët kanë shpalosur disa kërkesa, ndërsa mes tjerash ata kërkojnë edhe një pikë grumbullimi për prodhimet e tyre.

Banorët mbanin pankarta të shumta në duar si dhe bllokuan rrugën për disa minuta. Ata shprehen se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Capture14
(Foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb