I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, konsulenti financiar Uran Derri ka folur për pakënaqësitë e fermerëve, që si pas tij u shtuan nga ndryshimi i skemës së TVSH-së, e cila ishte një kolpo e madhe për ta.

“Fermerët kishin 100 halle, ndryshimi i skemës së TVSH-së ishte një kolpo e madhe për ta. Kërkohej ulja e çmimit me 14% për fermerët, do iu njihej në faturim por jo për ta paguar. l qumësht 120 lekë, 20 lekë i fiton shteti, kanë një kosto shumë të ulët. Është shtresa më pak e subvencionuar në krahasim me rajonin dhe botën. Nga 6% në 20% ndihmoi në formalizimin e ekonomisë, por fermerët nuk përfituan, i favorizoi agro-përpunuesit. Protesta, biznesi kërkoi uljen e çmimit te fermerët dhe nxiti protestat”-tha Uran Derri.

Përsa i përket sistemit të IPARD, konsulenti financiar Uran Derri tha se një fermer që bën 2 milion lekë xhiro në muaj nuk ka se si të aplikojë.

“Fermerët, legjislacioni të lejon të quhesh sa s’kalon 50 milion lekë të vjetra. Si të aplikojë fermeri kur bën 2 mln lekë xhiro në muaj, pra me 2 lopë. Si mbështetje IPARDI e ka ndaj fermerëve me 10 lopë”-tha konsulenti financiar.

Me buxhetin prej 6.4 mln euro ndaj bujqësisë, Uran Derri tha se nuk mund të pretendojmë të jemi konkurrent në rajon.

“S’mund të jemi konkurrues me buxhet 6.4 mln euro, 150 mln euro ka buxhet vetem Maqedonia. Marrëveshja, për heqjen e taksave doganore për vendet si psh Serbia është një taksë për mbrojtjen e prodhimeve vendase, vendet e rajonit janë më të konkurrueshme pasi janë subvencionuar. Fermerët të çorientuar në drejtim. Përveç subvencioneve, shteti duhet të ndërhyjë edhe me politika. Duke u vetëorganizuar kanë mundësi përmes mbështetjes edhe të shtetit, fomalizimi është edhe kontroll i fermerit. Përveç taksave duhen edhe politika nga shteti-nënvizoi Uran Derri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: