GJIROKASTER– Vetëm 66 Akte të marrjes së tokës në pronësi janë dhënë në të gjithë territorin e Qarkut Gjirokastër prej vitit 2008, ndërsa mijëra fermerë nuk disponojnë certifikatë për tokën që kanë në përdorim.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e bashkive, Prefekti i Qarkut Astrit Aliaj tha se procesi po zvarritet prej dekadash, dhe se fermerët ende nuk janë pronarë të tokës duke nxitur edhe braktisjen e investimeve në bujqësi.

Në të gjithë qarkun për vitin 2018 janë dhënë vetëm dy tituj pronësie.

Kryeregjistruesi Florian Taçi tha se situata kërkon staf të kualifikuar, nevojën e matjeve në terren, rivendosjen e piketave, njohje të ligjit nga zyrtarët, dhe informim të fermerëve mbi hapat që duhet të ndjekin me certifikatë pronësie.

Në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës të paktën 50 fshatrave u mungon azhornimi i tokës, dhe ende pas 28 vitesh nuk figurojnë në sistem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb