BERAT

Tonelata me prodhime bujqësore në fshatin Goriçan të Urës-Vajgurore,po hidhen buzë kanaleve, rezervuarve dhe lumenjve. Fshati Goriçan në Kutalli është një nga zonat më prodhuese e cila ka edhe eksportin më të madh në treg, ndërsa ditët e sotme është drejt falimentimit të plotë. Mungesa e tregut të shitjes dhe bllokimi i eksportit ka bërë që prodhimet e tokave bujqësore në fshatin Goriçan të kalbet e të mbeten “stok”.

Fshati që shtrihet në anë të rrugës nacionale Berat-Fier,njihet për prodhimet e perimeve, por këtë sezon i gjithë prodhimi është kalbur e hedhur në kanal,për shkak të mungesës së tregut. Kjo situatë e rënduar i ka çuar fermerët drejt falimentimit. Fermerët shprehen se, për shkak të mungesës së tregut në këtë situatë të rënduar epidemije prodhimi u dëmtua dhe u hodh kanaleve.

“Ne fermerët kemi falimetuar. Tashmë nuk i mbjellim dot më serat e tokat bujqësore pasi nuk kemi më të ardhura për të investuar në prodhim. I lutemi shtetit të na ndihmojë pasi nuk mund të ushqejmë dot familjet dhe jemi në borxh me furnitorët e pesticideve e fidanëve. Bujqësia në Goriçan ka përfunduar, kanalet janë mbushur plot dhe ne s’kemi me se të jetojmë”, -shprehen ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb