Fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës protestuan sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit. Fermerët në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria.

Protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor rrugor dhe kanë lëshuar thirrjet “mashtrues, mashtrues”, kurse ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar janë: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb