TIRANË

Kryetari i Partisë Agrare Ambintaliste, Agron Duka ka sulmuar kryeministrin e Edi Rama, ndërsa thotë se qeveria e tij ka braktisur bujqësinë dhe fermerët në të gjithë vendin.

Me një shënim në “Facebook”, kreu i PAA-së thekson se fermerët e Myzeqesë detyrohen të vadisin të mbjellat me ujë të blerë pasi nuk kanë mënyra të tjera për të mbajtur “gjallë” prodhimet e tyre.

Postimi në Facebook:

“Ndonëse këtë vit kemi parë rikthimin e larjes me sapllak në kryeqytet, nuk do të imagjinoja kurrë se në 2019 do të shihja fermerë të vadisin tokën me ujë të blerë. Kjo që po ndodh në Myzeqe është një tjetër aktakuzë ndaj një qeverie që ka dështuar në të gjitha premtimet karshi fshatit, fermerëve dhe bujqësisë. Një qeveri që në 2013 erdhi me premtimin se do të mbyllte brenda mandatit të parë skemat e ujitjes në gjithë Shqipërinë, ndërsa sot fermerët vaditin tokat me ‘sapllak’ sepse po zhvillohen punime që do të duhej të ishin kryer që në mandatin e parë.Dështimi me këtë sektor, që pasqyrohet në qumështin e derdhur, perimet e flakura, të mbjellat që rrezikojnë të shkrumbohen dhe fermerët në protestë të vazhdueshme, tregojnë se e vetmja strategji e Rilindjes ishte ajo e tokës së djegur”-shkruan Agron Duka.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: