Reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, prej disa ditësh kanë nisur pushimet.

Ata kanë zgjedhur Malin e Zi dhe resortet turistike atje për të kaluar disa ditë të qeta nën shoqrinë e njëri-tjetrit.

Dyshja po shijojnë pushimin e parë së bashku me vajzën e tyre, Ninën, e cila erdhi në jetë në muajin prill.

Së fundmi ka qenë modelja shqiptare që ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimi i tyre përfshirë këtu një edhe me Feron.

Bukuroshja nga Kumanova ka vënë në pah linjat e perfekte trupore në rroba banjo, për të cilat komentohet mjaft shumë.

“Kohë e vlefshme”, ka shkruar ajo.

Theksojmë që Fero dhe Arbenita këtë vit i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb