Të paktën 40 persona janë bllokuar në një ndërtesë 10-katëshe në Moskë që është përfshirë nga flakët. Ndërtesa ndodhet vetëm 12 km larg Kremlinit.

Një ekip prej rreth 200 zjarrfikësësh janë në vendngjarje duke u përpjekur të shpëtojnë jetën e personave të bllokuar brenda ndërtesës.

Vlerësimet nga vendi i ngjarjes sugjerojnë se rreth 40 persona ndodhen brenda ferrit jashtë kontrollit.

Gjithsej 120 persona janë shpëtuar deri më tani nga ndërtesa e djegur.

Shkaku i zjarrit nuk dihet aktualisht, megjithëse disa raporte nga mediat lokale thonë se është shkaktuar nga një defekt elektrik.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: Mirror
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb