Makina Ferrari me të cilën Michael Schumacher dominoi dhe triumfoi në Botërorin 2002 të Formula 1 do të shitet në ankand. Shtëpia e famshme e ankandeve “Sotheby” e vlerëson njëvendëshen e ish-pilotit gjerman nga 5.5 deri në 7.5 milion dollarë. Ankandi do të zhvillohet në Abu Dhabi dhe sipas organizatorëve ofertat janë të shumta.

23819ea6ac1cebc1cebf1157e3177d1b
23819ea6ac1cebc1cebf1157e3177d1b

Ferrari F2002 është një nga makinat më të mira të Formula 1, të prodhuara nga skuderia italiane. Jo më kot, në atë Botëror, Schumacher u rendit në vendin e parë ose të dytë në të gjitha garat, teksa triumfoi në 11 Çmime të Mëdha. Edhe makina e një viti më parë, ajo e Botërorit 2001 e ngarë po nga Michael Schumacher u shit në ankandin e “Sotheby” për 7.5 milion dollarë.
(balklanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: