Vitet e fundit “Formula 1” ka qenë ka qenë e dominuar nga Red Bull dhe Mercedes, por pavarësisht kësaj Ferrari është skuadra që përfiton më shumë të ardhura.

Në periudhën 2010-2013 ishte skuderia austriake ajo që iu imponua me forcë rivaleve të saj falë Sebastian Vettel, fitues i 4 titujve kampionë. Ndërsa duke nisur nga viti 2014 ishin Mercedes, Leëis Hamilton e Nico Rosberg ata që vendosën diktatin e tyre.

Kjo sa i takon trofeve pasi kokëkuqja italiane dominon në financa sipas “Autosport”. Formula One Management, e cila shpërndan të ardhurat për skuderitë, këtë vit ka derdhur në arkat e Ferrarit 202 milionë euro, ndërkohë që shifra totale e vënë në dispozicion për skuadrat e Formula 1 ishte 1 miliard e 58.9 milionë euro.

Pas Ferrarit renditet skuadra kampione e Botës, Mercedes me 192.7 milionë euro, ndërsa në të tretin është Red Bull me 182 milionë Euro.

Arsyeja kryesore se përse Ferrari qëndron në avantazh ndaj skuderive të tjera në këtë aspekt është se kokëkuqja merr bonus financiar si skuadra më jetëgjatë në Formula 1, plot 76.4 mln euro.

“Liberty Media” kërkon që ky rregull i “Formula-s” të shfuqizohet por deri më tani nuk ia ka arritur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: