Një ventilator i gjithanshëm për mushkëritë, i lehtë për t’u përdorur dhe i aftë të zgjedhë konsumin e oksigjenit dhe të prodhohet në masë duke përdorur materiale lehtësisht të disponueshme është misioni i ”Ferrari”-t, që e projektoi atë në vetëm pesë javë, raporton Ansa.

Projekti, i shpallur sot është identifikuar me kodin ”FI5”: shkronjat janë inicialet, përkatësisht, të shtëpisë së Maranello dhe të institutit kërkimor me qendër në Gjenovë, ndërsa shifra tregon numrin e javëve që u desh për të arritur në ndezjen e prototipit.

Disa kompani italiane dhe të huaja kanë kontaktuar me ”Ferrarin” për të vazhduar me certifikimin dhe shpërndarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: