Sot është  ditë festash ku të gjithe po fostojnë . Jam ulur në tryezë mes miq, ku mbi petkun e bardhë të dimrit jam i ftuar e në respekt po feshtojmë Krishlindjet dhe po presim me padurim ardhjen e Vitit të Ri ku herë pas herë shikoj celularin se mos kemi ndonjë lajm të mire nga Antarktida.

Por për një cift është e pazakontë, ata janë Aranit dhe Mrika Nikqi, babë e bijë  nga Peja të cilët  këtë radhë kanë zgjedhur të shkojnë si shqiptarë falë shtetësisë së dyfishtë të dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë  shkq së tij z. Ilir Meta .

Ekipi është nisur nga Shqipëria me dt. 3 dhjetor në drejtim të Kilit por qysh në  fillim nuk u shkoi mbarë prej motit të keq,  ku bashkë me pjesën tjetër të ekipit të cilët janë  nga vende të ndryshme të Botës priten për 4 ditë në qytetin Puntas Arena në  Kili. Më pas janë  nisur drejt  në Union Glacier Camp , Vinson Masif ku filluan marshimin drejt qëllimit.

Ishte data 17 dhjetor, në ditën e 17 të viteve të Mriës ku në  inboksin  tim vjen lajmi i aq pritur. Albanina  është një nënë e bashkëshorte  pejane shumë e vecantë , kurajoze dhe fisnike e cila  më respekton duke më njoftoftuar në cdo kohë për ekipin .

Mrika dhe Niti u ngjitën  në majën Visons Masif!

E pabesueshme për mua ku më së fundmi erdhi ajo ditë  ky  kontinent i frikshëm të jetë nën këmbët e shqiptarëve të parë . Për herë të parë ata ngjitën malin më të lartë të masivit shkëmbor Visons 4892m.

Ata për 9 ditë me radhë  vazhduan të ngjiteshin lartësi pas lartësie, kamp pas kampi në një mot me kushte tmerrësisht të ftohti ku temperatura në majë ishte -45 gr celcius ndërsa në basecamp shkonte – 30 deri në -40 gradë.  Arritën në kampin 3 ditën e 16 dhjetorit por pak orë pushim  dhe filluan pa ndalur ecjen drejt majës deri në orën 21:30 dt. 16/12/2018 ku vendosën flamurin e kombëtar dhe atë të vendlindjes të Kosovës . Po atë natë filluan zbritjen dhe mbas shumë orësh ishin në kampin bazë.

Nuk mund ta besoj se cfarë kënaqësie , cfarë lumturie për të gjithë ne ku për herë të parë në majë ishte një vajzë dhe një baba të cilët krenojnë një vend dhe një komb, ku pak e dinë se cfarë po ndodh me ta.

Por përse ky baba dhe kjo vajzë zgjodhën të ngjisin këtë mal dhe përse gjithë kjo ndërrmarrje e rrezikshme , si për këtë vajzë e cila me dt. 6 dhjetor festoi të 17-tat por dhe për sakrificën e familjes Nikqi dhe babait të saj që kërkon të  plotësojë endrën e vajzës . Ajo kërkon të thyejë rekordin Guinnes për  të ngjitur të 7 majat e maleve më të lartë në  shtatë kontinentë të Botës pa mbushur moshën 18 vjec (Seven summit) një synim për t’u admiruar nga kushdo që kërkon të jetë një histori në alpinizmin botëror.

Lajmi u dha i përciptë dhe pak media e portale njoftuan se cfarë ndodhi në Antarktidë, por dhe cfarë po ndodh tani me ta , ku ne të gjithe po qëndrojmë me ankthin që mbizotëron  të mbushura plot ankth mes familjarëve por dhe komunitetit bjeshkëtar .

Ditën e pushtimit të majës ata zgjodhën të zbrisnin  sa më shpejt e për të ndalur në kampin bazë , ku mbas dy ditësh mbërritën me qëllimin të shplodheshin për të vazhduar në qendrën e ekspeditave në akullnajë.

Por nuk është e thënë për ta ku cdo gjë të jetë fat me motin e mirë , është dita e 8-të ku ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe më i egri që njeh planeti , në një tendë në temperaturat nga më të ultat që janë në këtë stinë në Antarktidë deri në -40 g Celcius .

Cdo ditë Albanina lidhet me ta me një telefon  GPS satelitor  e dhënë nga Uta Ibrahimi  e cila ka kontribuar në përgatitjen e kipit . Kontaktojmë disa herë për të mesuar lajme të mira nga ata , por po e njëjta përgjigje, bore, stuhi , mjegull e ngrica, ku  moti akoma nuk është hapur dhe ata qendrojnë të bllokuar bashkëme ekipin me alpinistët e tjere në pritje të përmirësimit të motit  për të zbritur me poshtë.

Kemi kontaktuar  dhe me bazën e ekspeditave në Antarktidë ku jemi njoftuar se ka pasur disa tentativa me helikopter për t’i marrë por ka qenë e pamundur për të shkuar deri në kampin bazë .

Cdo orë që po kalon po behet shumë e veshtirë për ekipin, rezervat e ushqimit dhe pa ngrohje rrit nervozizëm tek secili , por fati është se ata janë të vecantë,  janë  shokë e miq ku  i ben që babe e bijë të jenë shumë optimist për ta kaluar këtë situatë ku të dalin nga ai ferr i bardhë që i ka mbërthyer prej 17ditësh.

Shqetësimi është i madh për të gjithë ne, por në vencanti për pjestarët e familjes që tashmë gjumin e bëjnë si Mrika e Araniti me orën e Antarktikës dhe të lutemi që ata të jenë përsëri bashkë .

Cdo moment ne jemi në kontakt për t’ju informuar rreth kësaj ngjarje të jashtëzakonshme.

Xhimi Begeja, Mjeshtër Sporti i Alpinizmit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb