Ferri erdhi në tokë”. Kështu mund të përshkruhen imazhet e frikshme që vijnë nga zjarri në Argolis të Greqisë.

Zjarri i nisur pasditen e së hënës është përhapur në mënyrë të pakontrolluar, duke kërcënuar shtëpi dhe njësi hoteliere në këtë zonë turistike.

Edhe pse zjarrfikësit arritën të frenonin një pjesë të flakëve para se të errësohej, mjaftoi një shpërthim pranë një hoteli në zonë për të shkaktuar frikë dhe panik.

Pamjet dhe videot që kanë dalë në dritë janë vërtet tronditëse, me zjarrin që shkrumbon totalisht hotelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: