Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu ka uruar një ditë të mbarë të gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo ndodhen. Kreu i Shtetit vijon të shijojë lartësitë e Shqipërisë. Ai e ka gdhirë mëngjesin e sotëm në ajrin e pastër të Malit të Tomorrit. Në një foto në “Facebook”, Meta shfaqet në krah të djalit të tij, Besarit ndërsa uron për një ditë të mbarë.

“Nga mali i shenjtë i Tomorrit, së bashku me Besarin, ju urojmë mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë!”, shkruan Meta.

Një ditë më parë, kreu i shtetit ishte i pranishëm në në pelegrinazhin në malin e Tomorrit me rastin e Festës së Shenjtë të Bektashinjve. “Abaz Aliu të na japë forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar dhe të vërtetë europiane” u shpreh Meta në fjalën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb