Einxhel Shkira dhe Dj Dagz organizuan së fundmi “Baby Shower”-in e bebushit të tyre. Çifti të cilët së shpejti pritet të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë, mboldhën në këtë ditë të veçantë miq dhe familjarë të ngushtë.

Mirëpo përveç festës, një tjetër moment shumë i veçantë ishte propozimi për martesë i Dj Dagz. Ishte moderatorja ajo e cila e ndau këtë moment emocionues për ndjekësit e saj në Instagram.

“Gjithqysh Pooo”– shkroi Einxhel krahas videos ku mori urime të shumta nga miq dhe fansa të saj. Kujtomë se me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”, njohjen me Dj Dagz dhe më pas me lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë, moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: