Drejtori i shitjeve të Birra Tirana, Erind Gjoni në një prononcim për News 24 ka deklaruar se birra që ai përfaqëson ka tejkaluar pritshmëritë deri më tani në Festën e Birrës në Korçë.

Për gazetaren Lorena Kodra, z.Gjoni theksoi se interesi për Birrën Tirana ka qenë i lartë.

‘’Kemi 11 stenda. Interesi ka qenë shumë pozitiv dhe i madh. Birra Bionde ka një ecuri shumë të kënaqshme këtu dhe tek Pazari. Qytetarët festojnë birrën tonë të freskët dhe të pëmirësuar.’’- tha ai.

Në fakt, drejtori i shitjeve veçon surprizat e këtij viti që është birra Bionde dhe birra e kuqe me fuçi që serviret me kriko, sipas të cilit qytetarët i kanë preferuar shumë.

‘’Tek terminali kanë qenë shitjet pak mbi pritsmëritë. Ishin përgatitur, patëm një surprizë për shkak të cilësisë së birrës së re Bionde.

Kemi patur risi, për herë të parë kemi sjellë dhe birrën e kuqe ne fuçi, me kriko, që ështëp ritur mjaft mirë. Qytetarët e provuan ditën e mirë dhe e kanë vijuar. Është lajm i mirë për këtë brand.’’- tha Gjoni.

Po ashtu drejtori i shitjeve të Birrës Tirana pret një sukses tjetër në natën finale.

‘’Ne ishim përgatitur duke patur parasysh shitjet e 2018 dhe 2019. Parashikimi është që shitjet janë tejkaluar. Do kemi dhe sukses të radhës në këtë natë finale.

Mezi e kemi pritur natën finale të Birra Tirana. Pjesëmarrja do jetë e lartë dhe qytetarët do shijojnë birrën me këngëtarët e mëdhenj që do të jenë në skenë. ‘’- përfundon ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb