E diela përmbyll një javë fantastike në Korçë.

Festa e birrës në qytetin juglindor ka rezervuar këngë, ushqim të mirë dhe birrat e mrekullueshme Korça e Tirana. Para futjes në koncertin e sotëm, qytetarët, i janë nënshtruar kontrollit nga policia.

Gjithashtu, atyre i është kërkuar që të tregojnë biletat për hyrjen në festë. Kujtojmë se të dielën, si dhe në ditët e tjera, kanë performuar në Korçë mjaft artistë të dashur për publiku. Sot atje do të performojë artisti boshnjako-kroat, Goran Bregoviç, me këngën hapëse në gjuhën shqipe “Kosovska”.

Kujtojmë se qytetarët e kanë vlerësuar së tepërmi këtë festim dhe atmosferën e krijuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb