Atmosfera në Korçë nga sot e deri në fundin e javës nuk do të jetë si çdo ditë.

Këngë, koncerte, birra freskuese të Korçës dhe Tiranës do shoqërojë mijëra turistë vendas e të huaj që do të frekuentojnë Korçën. Dy koncerte pritet të zhvillohen këtë 18 gusht.

Njëra, ku të ftuar do të jetë këngëtari i mirënjohur grek, Lefteris Pantazis, Alt’n Beats & Band, Vikena Kamenicën dhe Devis Xherahu do të zhvillohet në Terminalin e ri të qytetit juglindorë.

Ndërsa një tjetër koncert, me të ftuar Laxarela Rubin Kaso & Band Yrmela DJ do të zhvillohet në zonën e pazarit të vjetër.

Kjo do të jetë nata e parë hapëse, ndërsa ditët e tjera do të ketë sërish surpriza të tjera dhe koncerte me shumë të ftuar.

Nga këngëtarët që do të performojnë në netët magjike të festës së “Birrës” do të jenë dhe Aleksandër Gjoka e Elton Deda, ndërsa nata përmbyllëse do të jetë të dielën e 22 gushtit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb