TIRANE- Kryebashkiakët fitues të Partisë Socialiste kanë nisur të festojnë rezultatet e tyre, bashkë me ata që i ndihmuan gjatë fushatës. Kështu, në Tiranë, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Ajola Xoxa shtroi një darkë për të gjithë deputetët e qarkut të Tiranës dhe bashkëpunëtorët që e ndihmuan në çdo njësi të kryeqytetit të ri.

Burimet nga takimi bënë të ditur se në darkë janë diskutuar përshtypjet nga fushata e më shumë se një
muaji, por edhe ato çfarë ka shpallur si prioritete të punës së tij Veliaj në bashki, sapo të marrë edhe zyrtarisht mandatin. Një foto e darkës është hedhur në “Facebook” nga deputetja Ledi
Shamku, e cila ka ndihmuar Veliajn në njësinë nr.2 në Tiranë.

Veliaj, në Tiranë arriti të marrë një numër tepër të madh votash, krahasuar me zgjedhjet e 2011-ës. Veliaj fitoi me rreth 45 mijë vota diferencë kundrejt Halim Kosovës së PD-së, një fitore kjo tepër e thellë.

Ndërkohë, edhe në Himarë, Jorgo Goro ka festuar me deputetët e zonës. Në foton e hedhur po në rrjetin social “Facebook”, Goro shfaqet duke hedhur vallen me deputetin Koço Kokëdhima dhe deputeten Mira Shehu. Kështu ka ndodhur me të gjithë kandidatët fitues në të gjithë vendin.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: