TIRANË- “Me rastin e festave të fundvitit “Hysenbelliu Group”, në përbërje të të cilit janë gazeta “Panorama”, “Panorama Sport”, revista “Psikologjia”, “Birra Korça”, “Erioni shpk” “Albania Distribution”, kompania “Egnatia”, Hotel restorant “Prestigj”, Univesiteti “Luarasi” dhe revista “Gracia” janë mbledhur këtë të shtunë për të festuar në Hotel “Tirana”.

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu në fjalën e tij bëri një bilanc të shkurtër të rezultateve për këtë vit, duke nënvizuar se nga çdo kompani është i kënaqur nga rezultatet, ndërsa do të shtojnë investimet.

“Duke ditur që ka qënë një vit jo i mirë për shumë, si dhe kriza në rajon që kemi kaluar, kalojmë edhe këtu, ndërsa grupi jonë nuk ka shkrurtuar ndonjërin nga puna, përkundrazi kemi shtuar dhe po shtojmë investimet. Nuk mendoj që e kemi ndjerë krizën aq shumë sat ë shkurtojmë nga puna, apo të zvogëlojmë qoftë edhe në kushtet e pagesës. Çdo kompani që është në grup, jam tepër i kënaqur nga puna që kanë bërë, qoftë nga administratorët, qoftë nga njerëzit që punojnë, por njëkohësisht edhe me rezultatet e tyre. Normalisht duhen përmirësime dhe vitin që vjen do jemi akoma më mirë”,- tha ai.

Presidenti i “Hysenbelliu Group” uroi të gjithë të pranishmit për një vit të mbarë e plot suksese.

“Iu uroj të gjithve suksese në familje, iu uroj të keni suksest më të mira vitin që vjen, t’ja kaloni gëzuar dhe viti që vjen të jetë një vit më i mirë për ju, për ne, për të gjithë sëbashku! Gëzuar!”.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb