Korrja e grurit dhe buka e re, jane festuar per te dytin vit ne Pojan te Fierit, ne ate qe njihet tashme si “Festa e grurit”.

Ne nje parade te autokombajnave, mjeteve korrese te grurit, fermeret e kesaj zone dhe jo vetem duan qe te mbajne gjalle traditen, e te shtojne mbjelljen e tokave me grure. Pjese e festes u be edhe zëvendës ministri I Mbrojtjes, Petro Koci, i cili nder te tjera i beri thirrje te rinjve te qëndrojnë ne fshat e te mos largohen.

Kjo feste nuk kishte kuptim pa këngët dhe vallet e zones, te ruajtura e percjella me fanatizem.
Per Mili Sakon, drejtues autokombajne, puna ne fushe eshte e veshtire e procesi eshte i gjate edhe pse krahasuar me vite me pare interesi per kultivimin e grurit eshte ulur. Eshte i dyti vit qe pojani behet mikprites i festes se grurit, duke bere bashke fermere, artiste, qytetare e prodhues.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb