Të mbijetuarit nga ngjarja tronditëse e Halloween-it në Seul, kanë folur për tmerrin që përjetuar kur shikonin miqtë e tyre dhe të huajt duke u mbytur në një rrugicë teksa muzika dëgjohej gjatë natës.

Të paktën 153 njerëz vdiqën pasi turma qytetarësh u mblodhën në lagjen Itaewon të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

“Njerëzit filluan të shtyjnë nga pas, ishte si një valë , nuk mund të bënin asgjë,” tha Nuhyil Ahammed për BBC.

Gjithashtu ai është shprehur: “Nuk mund të flija natën e kaluar. Unë ende mund të shoh njerëz që vdesin para meje.”

32-vjeçari, i cili foli për BBC, tha se ai ishte i tronditur, ndërsa tregon se momentin që ndodhi ngjarja ndodhej në vështirëve për dhe se askush nuk mund të kishte bërë asgjë për të shpëtuar të tjerët apo veten e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb