Zv.ministri i jashtëm grek, Kostas Vlasis ka mbajtur një fjalim në Bularat për nder të Festës Kombëtare të ”Jo”-së që festohet në Greqi.

Vlasis ka një falenderim të veçëantë për Shqipërinë teksa e quan një vend mik të Greqisë. Falenderimi i tij shkon për bashkëpunimin dypalësh në lidhje me gjetjen dhe varrimin e eshtrave të dëshmorëve grek të rënë gjatë luftës anti-fashiste.

Më tej ai vlerëson vijimësinë e këtyre përpjekjeve nga të dyja vendet teksa thekson se ky është një detyrim ndaj të vdekurve që ranë për atdhe.

”Në këtë kuadër, do të doja të falenderoja në emër të qeverisë greke, Shqipërinë mike për bashkëpunimin e saj në gjetjen dhe varrimin e eshtrave të dëshmorëve tanë, në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes dypalëshe të vitit 2009 për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e Dëshmorëve ushtarë grekë në operacionet lufatarake në Shqipëri gjatë luftës grek-italiane të viteve 1940-1941. Përshëndestim vazhdimësinë e kësaj përpjekje të përbashkët. është detyrimi ynë përballë të vdekurve tanë. ”- tha Vlasis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb