Gazetari shqiptar Ferdinand Samarxhi nga sheshi ‘’Skënderbej’’ ku mori pjesë në faljen e Kurban Bajramit është ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 për të rrëfyer impresionet e tij në këtë ditë feste të rëndësishme.

Samarxhi thotë se sot ishte ditë e madhe edhe për besimtarët shqiptarë teksa vlerësoi fjalimin e kreut të KMSH, Bujar Spahiu si shumë domethënës, emancipues dhe emocionues.

SAMARXHI: Kurban Bajrami është ditë e shenjtë e zotit, ka si filozofi të vet dashurinë e njeriut, e robit, ndaj zotit, allahut. Kur njeriu mbajti premtimin e dhënë para zotit, aty do shohim që është dhe madhështia e krijuesit për njeriun e tij, qe krijoi, e lindi dhe të posedojë gjithë universin, ta vendosë në shërbim të jetës. Kjo është esenca e kësaj dite. Dashurinë ndaj zotit dh zotit për krijimtarinë e tij.

PYETJA: Si ka lindur Kurbani?

SAMARXHI: Kurbani si institucion ka zanafillën e tij që në lashtësi, kur njerëzit nuk kishin emancipimin e mendimit, përgatitjen për të kuptuar fenomenet, kërkonin të ishin pranë zotit, të fitonin simpatinë e tij, deri në flijim të jetës së tyre, kanë qenë akte macabre.  Shkëmbenin jetën e tyre. Mirëpo këto në histori, këto praktika janë praktikuar në popujt e lashtë, egjiptianët, arabët, grekët, para Kurnit. Edhe tek ilirët. Kohët pastaj s’mund të ndodhnin këto fenomene, prandaj besimi krijoi këto fenomene, zoti për ti ndërgjegjësuar.

Në këtë kuptim, institucioni i Kurbanit do të kalojë në faza të zhvilluara emancipimi, edhe rasti i Ibrahimit me djalin e tij nuk ndodhi më. Pavarësisht se zot ii kishte plotësuar dëshirën, dhe ai do e bënte Kurban djalin nëse do ia jepte. Ai çoi djalin në turrën e druve.

Kjo ditë është dita e madhe. Duke qenë se ky ishte akt tragjik, duhet të dimë që komponenti kryesor i besimit islam është Kurbani. Nuk bëhej Kurbani për ti bërë qejfin krijuesit apo servirur atij.

Kemi të bëjmë që njeriu është i obliguar para zotit, dhe e bëri krijaturë më të ndërgjegjësuar. Prandaj Kurbani shpreh dëshirën e pakufishme të njerëzit për zotin, dhe këtij të fundit për humanizmin e lartë.

Kurbani është sakrificë, si flijim. Në këtë kuptim, mishi ndahet si një dashuri për njëri-tjetrin. Njeriu duhet të falë mirësi, ndarja e mishit është ndarje e dashurisë, të ndahet me të varfërit, të pashpresët, të pagjendurit. Të kenë dhe ata gëzim, ngrohtësi shpirtërore. Bëhet pjesë e një gëzimi, që një shok, mik, vëlla i jep diçka, ndan diçka nga pasuria e tij.

 

Gazetari thotë se ky Kurban Bajram është i dyti që përjetohet dhe kremtohet gjatë pandemisë në të cilën edhe shumë shqiptarë kanë humbur jetën prej COVID-19. Për Samarxhiun shpëtimi sërish mund të vijë vetëm nga zoti i cili ka krijuar jetën dhe vazhdimësinë e saj.

Ndërkohë Samarxhi thotë se Shqipëria është pjesë e familjes europiane dhe vetë feja islame këtu po integrohet duke iu drejtuar më shumë familjes, vlerave të shoqërisë dhe jetës. Për të shqiptarët duhet të ecin me kohën.

 

PYETJA: Këtë vit u vu theksi tek familja, falja, solidariteti. U tha se në ditët e sotme le të themi se ësthë këmbanë alarmi numri i divorceve?

SAMARXHI: Kreu i KMSH sot përcolli një mesazh shumë domethënës, dritëdhënës. Mesazhi i tij ishte shumë devotsionues. Edhe për kujdestin ndaj fëmijëve. Foli si filozof. Duhet ta shikojmë me syrin e dashurisë tjetrin, ta falim. Ti gjendemi pranë, ashtu si krijuesi i fali jetën. Tani ne duhet të jemi falës, shumë humanë, shumë njerëzore, të jemi qytetarë, të mbjellim dashurinë në zemrat tona. Njerëzit janë larguar nga familja, po e harrojnë familjen. Duhet ta praktikojmë, pavarësisht se jetojmë në kohë globalizmi. Këto duhet të na afrojnë festat. Dashuria të mëkohet, siç u mëkua krijuesi për krijaturën e tij.

PYETJA: Jemi ende nën ndikimin e pandemisë. Po zbatojmë masat. Në ç’mënyrë u organizuan ceremonitë ditën e Kurban Bajramit?

SAMARXHI: Është dita e dytë e Kurban Bajramit që e përjetojmë në tronditjen e humbjes së jetëve nga pandemia. Vetëm zoti mundet, është vazhdimësia e jetës. Të gjithë njerëzit erdhën dhe u bashkuan si një sofër e madhe, bashkuan zemrat rreth allahut. Allahu është gjëja më hyjnore, më sublime.

Me mesazhin sot, jo vetëm preku zemrat, pushtoi zemrat e besimtarëve. Sot ishte ditë shumë hyjnizuese, ditë shumë e shenjtë që mori vlera të jashtëzakonshme.

Në këtë Kurban Bajram mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror, por mesazhi i kreut të KMSH ishte për një emancipim shoqëror, për rininë, për familjen. Islami tani e dimë ne që shoqëria shqiptare konturrohet brenda perëndimit. Islami po paraqet integritet. E sheh që është mesazh shumë domethënës, emocionues dhe dritëdhënës. Duhet të ecim me kohën. Jemi në familjen europiane. Kërkohet që një islam i tillë duhet të kthejë sytë nga familja, jeta, shoqëria.

PYETJA: Sot është 30-vjetori i haxhive të parë që shkuan në Mekë, si e kujton atë ditë?

SAMARXHI: Ishten jë ditë me patos të veçantë, ishte sa emocionuese, historike, lirike. Ne që kishim përjetuar një diktaturë që po të përmendje fjalën zot mund të përfundoje në burg. Po shkonim në demokraci. Shkonim në Mekë me dashurinë e madhe për të parë Mekën e adhuruar. Numëronim orët kur do të arrinim. Sa hymë në avion na zhveshën dhe veshëm rrobat për në Qabe. Atje shkon një njeri me mëkat, dhe vjen pa mëkate, si foshnje e pastër. Vetë vizitat që bëmë, aty s’ka as më të voglën ego, aty janë të gjithë të barabartë, të gjithë i thërrasin zotit. Edhe mbreti aty është i barabartë me më të varfërin. Edukohet një frymë paqeje, ajo nostalgji që kujtoj dhe sa herë shoh ndonjë dokumentar ai të thërret për një jetë të paqme, me iluzion.

Nuk duhet të përcjellësh inat, mërri, por vetëm buzëqeshje. Edhe ne shqiptarët ta shohim njëri-tjetrin me dashuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb