Në fillim ndaj Shqipërisë dhe më pas në takimin ndaj Francës. Festimi i lojtarëve turq, që ndëronin ushtarakët e tyre në luftën kundër kurdëve në territorin sirian, luftë që po e dënon e gjithë bota, është bërë objekt polemikash të shumta. Kështu UEFA ka vendosur të lëvizë. Një Inspektor nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës është ngarkuar me detyrën për të nisur hetimet për një sjellje të mundshme politike dhe provokative nga ana e Turqisë.

Uefa Hetim
Uefa Hetim

Por jo vetëm Turqia. Edhe Bullgaria akuzohet për koret raciste në ndeshjen kundër Anglisë, hedhje objektesh dhe ndërprerje të himnit kombëtar, teksa edhe presidenti Ceferin mbajti një qëndrim të prerë kundër fenomenit në fjalë. Për federatën bullgare pritet një dënim shembullor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb