KAKAVIJE- Festa e Pashkëve Ortodokse ka sjellë fluks të lartë në Kakavijë dhe Kapshticë, dy pikat kufitare të cilat lidhin vendin tonë me Greqinë.

Pushimet e Pashkëve kanë nxitur shqiptarët që jetojnë në Greqi, por jo vetëm, të nisen drejt vendit tonë. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe në atë të Kakavijës, sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, bëhet me dije se prej së enjtes e deri në mesditën e sotme, kanë hyrë në tokën shqiptare 10 706 shtetas dhe më shumë se 2 900 automjete.

Këtë vit ka pasur fluks të lartë edhe në dalje, ku janë regjistruar më shumë se 3 500 shtetas dhe plot 1 000 automjete.

Në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në hyrje e shtetasve shqiptarë e të huaj 7 200, në dalje e shtetasve shqiptarë e të huaj 4 133, në hyrje e mjeteve 2 291, dhe dalje e mjeteve 1021.

Ndërsa në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4300 shtetas në hyrje dhe 3213 në dalje.

Nga pala jonë aktualisht po punohet me 7 sportele, 5 në hyrje dhe 2 në dalje. Nga ana tjetër, edhe pala greke ka rritur gjatë ditës së sotme numrin e sporteleve, duke i çuar në gjashtë të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb