Kosovarët anë e mbanë botës sot po festojnë 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme.

Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo që vepron në SHBA dhe Kosovë, tashmë tradicionalisht është bërë e njohur për vendosjen e billboardeve anë e mbanë Amerikës për ditën e pavarësisë së Kosovës.

Për nder të 15-Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës ka vendosur billboard në një nga ekranet gjigante në Times Square New York.

Mesazhi i billboardit në ekranin gjigant në Times Square, falënderon SHBA për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.

Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo, Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që 3 vite me radhë promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë, dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe.

Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falënderimi për Amerikën që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë. “Me këtë duam t’i tregojmë Amerikës që ne jemi falënderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë”, thonë vëllezërit Deva.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb