Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuq e zi, me simbolet tona kombëtare për dy minuta.

Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti kur Burj Khalifa ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar.

Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, ndërsa ka një gjatësi prej 828 metrash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: