Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, në vigjilje të festës së Sulltan Novruzit ka vizituar Baba Mondin, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Kjo vizitë vjen pasi ditën e sotme, (datë 22.03.2021) është shënuar festa e Sulltan Novruzit, e cila e ka origjinën nga persishtja dhe do të thotë “dita e re”.

Në vendin tonë festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb