C.Ronaldo i shtojë CV një tjetër rekord unik, zyrtarisht është ai golashënuesi më i mirë në historinë e futbollin botëror në rang përfaqësuesesh. Kjo ishte një arsye e fortë për të festuar por CR7 ishte i papërmbajtshëm në golin e dytë në minutën 96-të që solli dhe fitoren e madhe me përmbysje përballë Irlandës. Festa ishte e ligjshme por fanella e hequr i kushtoi shumë yllit portugez i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe rrjedhimisht do të mungojë kundër Azerbajxhanit të martën pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Ronaldo
Ronaldo

Mediat angleze ka zbuluar një fakt shumë domethënës, trajneri Santos ka ndërmend të lë të lirë Ronaldon duke mos e grumbulluar as për miqësoren kundër Katarit në program këtë të shtunë. Sipas The Sun, Ronaldo pritet të largohet nga grumbullimi me Kombëtaren portugeze për të zbarkuar në Angli që këtë fundjave. Tifozët e “djajve të kuq” po presin me padurim të shohin mbretin e tyre i cili konfirmojë edhe një herë se është në formë të shkëlqyer. Ronaldo do të vihet në dispozicion të trajnerit Solskjaer dhe do të ketë një javë kohë për tu përgatitur si duhet për debutimin e tij që mund të vijë më herët se parashikohej, që të shtunën e ardhshme, në “Old Traford” përballë Newcastle.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb