GJIROKASTËR

Në Festën Kombëtare të Greqisë parashikohen homazhe nga pjesëtarë të komunitetit grek të minoritarëve në varrezat e ushtarëve grekë në Grykën e Këlcyrës.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se për të parandaluar incidente të mundshme që mund të krijohen, policia e Gjirokastrës ka ngritur postbllok tek “Ura e Leklit”, ndërkohë që ka prani të shtuar të forcave të policisë.

Ceremonia pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa nuk dihet sa do jetë numri i pjesëmarrësve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb