Dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pallati në zonën e Houston, Teksas.

Duket se fillimisht ka ndodhur një sherr gjatë një festë të organizuar nga të rinjtë që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.

20-vjeçari  i cili u qëllua me dy plumba, ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se u arrestuan disa persona pasi agjentët ndërhynë menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb