Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në festën “Miqtë e Malit”, e cila u organizua në pikën turistike të Gjinarit në Elbasan.

Në këtë festë merrnin pjesë qindra qytetarë nga Elbasani, të cilët kishin zgjedhur për të festuar natyrën e mrekullueshme të Gjinarit, gatimet tradicionale plot shije dhe larminë e valleve e kostumeve popullore.

Në fjalën e tij Balla theksoi se vitin e ardhshëm Gjinari do të presë edhe më shumë miq, natyrisht në një festë edhe më të bukur.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë dhe deputeten e zonës dua t’ju them që ne kemi humbur shumë kohë sa i përket punëve të rëndësishme të rregullimit dhe sistemimit të sheshit dhe rrugës kryesore të zonës.

Angazhohem përpara jush që vitin e ardhshëm qendra kryesore e Gjinarit do të jetë tërësisht me një pamje tjetër ashtu siç i ka hije këtij diamanti të turizmit malor të bashkisë Elbasan”, deklaroi Balla.

Gjatë qëndrimit në Gjinar Balla vizitoi dhe panairin me prodhimet e traditës elbasanase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: