Në vigjilje të ndërrimit të viteve, çmimet e shportës kanë shënuar rritje, dukuri që përsëritet vit pas viti për produktet bazë të tryezës festive.

Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve duke sjellë në vëmendje edhe familjet e pamundura që do ta kenë të vështirë t’i përballojnë.

Para kamerave ose jashtë tyre, qytetarët pranojnë se bonusi vjetor  që u nda për pensionistët nuk duket të jetë i mjaftueshëm, por ata nuk kanë pritshmëri ndaj vetëm urojnë.

Një rritje e përgjithshme e çmimeve ndjehet edhe përtej festave, e ndikuar nga disa faktorë, si rritja e çmimit të energjisë dhe karburanteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: