Që Erion Braçe është shumë aktiv në zonën ku është zgjedhur deputet, Lushnjë, këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, por që deputeti socialist të ishte aktiv edhe në valle këtë se kishim parë.

E më së miri e tregojnë fotot që ka postuar kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi në faqen e tij në facebook, ku Braçe duket mes zgjedhësve të tij duke kërcyer një valle të jugut, në festën e organizuar nga PS Divjakë.

“Me rastin e festave të fundvitit Partia Socialiste Divjake me pjesëmarrjen e deputetit z.Erjon Brace, organizoi një drekë me strukturat e partisë të Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtës dhe Remasit. Duke ju falënderuar të gjithëve për kontributin që keni dhënë dhe jepni çdo ditë, ju uroj një vit të mbarë”, shkruan kreu i Bashkisë së Divjakës përbri fotove.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: