KORCE

Gjatë këtyre ditëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar.

Sipas gazetares Lorena Kodra duke cituar burime pranë policisë kufitare, në këto 5 ditë kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi 42477 shtetas ndërsa fluksi më i madh është shënuar në hyrje të shtetit tonë.

Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele duke u alternuar në varësi të situatës së krijuar.

Për sa i përket Qafë Thanës edhe në këtë pikë kufitare ka pasur fluks por përveç turistëve numrin më të madh të dyndjeve e kanë pasur qytetarët tanë që shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të bërë pazaret dhe kthehen brenda ditës.

Sipas shifrave të fundit nga policja kufitare bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit Kapshtica ka regjistruar 6219 hyrje dhe 1484 dalje ndërsa Qafë thana 3020 hyrje dhe 3130 dalje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: