I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Manush Kullolli drejtor në Drejtorinë e Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit në AKU foli për inspektimet e ushtruara në terren sidomos gjatë periudhës së festave.

Kullolli tha se në fokus të punës së AKU janë tregjet, fabrikat, supermarketet dhe produktet e importit.

“Puna e AKU është e përditshme, në dinamikën e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit për të patur një produkt final të sigurt e sa më të shëndetshëm. Institucioni ynë funksionon në bazë të një plani risku për çdo vit ndaj operatorëve të biznesit, i cili kalon nëpër filtra. Në prag të festave ka një vëmendje të shtuar të trupave inspektuese në terren dhe në fokus të AKU-së janë tregjet, fabrikat, supermarketet dhe produktet që hyjnë në vendin tonë. Qëllimi ynë është ruajtja dhe garantimi i produkteve brenda afateve, në mbajtjen në temperatura specifike të produkteve me origjinë shtazore dhe të mos jenë të ekspozuara në troturare.

Është angazhimi i të gjithë trupave inspektuese gjatë gjithë kohës, edhe gjatë ditëve të pushimit për të marrë masa për të garantuar produktin. AKU në bashkëpunim me një projekt irlandez, nëpërmjet takimeve dhe nismave që kemi patur, këtë vit jemi fokusuar kryesisht në komunikimin me operatorët e biznesit dhe konsumatorët për leximin e etiketës. Kemi ndërmarrë nisma që të atashojmë dhe stenda pranë supermarketeve kryesore të cilat kanë dyndje sidomos gjatë festave të fundvitit. Ka patur një interes të lartë nga kosumatorët, e presin me shumë pozitivitet.

Me hartimin e VKM të re 434, çdo operator biznesi duhet të deklarojë vlerat ushqyese dhe alergentët në etiketë, pasi ka konsumator që mund të ndikohen nga disa alergentë dhe mund ta shmangin duke zgjedhur një produkt tjetër”-deklaroi Manush Kullolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: