TIRANE- Në kuadër të festave të fundvitit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga një grup ushtarakësh, ka qenë sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku i dorëzoi të moshuarve që jetojnë këtu ndihma në veshmbathje dhe materiale të tjera, me një vlerë prej 300 mijë lekë (të reja). Ministrja Kodheli është takuar dhe ka biseduar nga afër me të moshuarit dhe personelin e këtij institucioni bamirësie.

Duke i përshëndetur ata, znj. Kodheli theksoi se, është në detyrimin tonë si Ministri e Mbrojtjes, por edhe i imi si ministre dhe si qytetare që t’ju gjendemi pranë dhe t’ju ndihmojmë brenda mundësive që kemi për t’ua bërë jetën tuaj këtu më të mirë dhe më të lumtur. Ndihma e Forcave të Armatosura, ka vijuar më tej ministrja Kodheli, është modeste, por flet për dashamirësinë dhe respektin tonë ndaj jush.

Më pas, ministrja Kodheli i ka uruar të moshuarave të kësaj Shtëpie: Gëzuar festën e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, duke i premtuar se do të shihemi sërish edhe përgjatë vitit që po vjen.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb