Festat e fundvitit kanë rikthyer në atdhe shumë shqiptarë, të cilët punojnë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së djeshme, teksa besimtarët katolikë dhe ortodoksë festonin Krishtlindjet, në kufijtë shqiptarë u shënua një dyndje e madhe emigrantësh, që po ktheheshin për t’u bashkuar me familjet e tyre.

Kështu, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6793 dhe kanë dalë 1625 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Aktualisht, në këtë pikë kufitare po punohet me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Po ashtu, një numër i lartë emigrantësh është regjistruar edhe në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, ku kanë përpunuar një numër prej 10637 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 8892 në hyrje, dhe 1745 në dalje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb