LONDËR- Festa e Pavarësisë, 28 Nëntori festohet në mënyrë madhështore edhe nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar. Në koncertin e organizuar nga shoqata “Ardhmëria” dhe kreu i saj Lutfi Vata, që mbështet shqiptarët në Londër merrnin pjesë mbi 600 emigrantë, ndërsa nuk kanë munguar emocionet nga recitimet e fëmijëve në gjuhën shqipe. Koncerti u prezantua nga gazetari Kreshnik Zeqaj, ndërsa morën pjesë edhe zyrtarë kosovarë e shqiptarë, si e ngarkuara me punë në Ambasadën Shqiptare Entela Gjika, zv. Ambasadori i Kosovës Arjan Krasniqi, Karem Mbak, deputete e Parlamentit Britanik që mbështet fuqishëm komunitetin shqiptar.

Në koncert nuk kanë munguar këngët patriotike dhe vallet tradicionale shqiptare të zbukuruara nga kostumet e trevave shqiptare që kanë përcjellë tek të pranishmit emocione të shumta.

(m.k/BalkanWeb)    

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: