TIRANË

Atmosfera e festave, ndezja e dritave këtë vit kanë një kuptim tjetër, shpresën për ditë më të mira për të gjithë. Studioja e emisionit “Vila 24” në “News24” moderuar nga Androniki Kolka sot bëri diferencën falë zbukurimit dhe ngrohtësisë së krijuar nga bredhi, sferat, simbolet e ndryshme e gjithçka që i kishte dhënë një pamje tjetër.

Bashkë me Nikin në studio, Juliana Osmanaj, organizatore e festave të ndryshme, kanë prezantuar disa mënyra se si mund të shtrojmë bukur tryezat për të ndierë edhe më shumë gëzimin e këtyre ditëve, por edhe për të sjellë fat në shtëpitë tona. Osmanaj tregon 4 tryeza të ndryshme në studio sipas tendencave, por edhe preferencave të momentit.

Ajo këshillon përdorimin e mbulesave me ngjyra që i japin ambienteve një pamje tjetër nga ditët e zakonshme si edhe rendit detajet që nuk duhet të mungojnë asnjëherë me qëllim që gjithçka të jetë në vendin e duhur e për të bërë më të mirën për njerëzit tanë të dashur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb