Shtëpia e Birrës Korça ishte e tejmbushur këtë të shtunë nga turistë e vizitorë që ndodhen në Korçë për festen e birrës. Fabrika dhe restoranti i birrës së parë shqiptare, janë vizituar nga një numër i madh prej tyre, që dëshirojnë të festojnë në një ambient sa të gëzueshëm aq edhe intim.

Në restorantin e Birrës Korça, nën tingujt e muzikës ‘live’ turistët kanë shijuar birrën e freskët të sapoprodhur nga fabrika si dhe ushqimet tradicionale dhe cilësore.
Ata janë shprehur tepër të kënaqur për orët e bukura që kalojnë në Shtëpinë e Birrës së parë shqiptare.

Mes njerëzve që festojnë ishin mbrëmë edhe Rektori i Universitetit Luarasi, Ethem Ruka dhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji. Nën ritmet e këngëve ‘live’, turistët mbushën pistën e kërcimit nga e cila nuk u larguan deri në orët e para të mëngjesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb