Megjithëse mbeten edhe katër ditë nga ndërrimi i viteve, Neymar ka përfunduar që tani në qendër të polemikave. Sulmuesi I Paris SG ndodhet në shtëpinë e tij në Magaratiba të Brazilit, ku zyrtarisht me lejen e klubit po rikuperohet nga dëmtimi. Por sipas të përditëshmes braziliane “O Globo”, kjo nuk e pengon Neymar të organizojë një festë gjigande më 31 dhjetor.

Neymar Mega Fiesta Paris Cumpleanos
Neymar Mega Fiesta Paris Cumpleanos

Duke qëndruar në atë që raporton gazeta sportive më e madhe në Brazili, festa do të jetë e “blinduar”. Neymar ka ftuar 500 veta, ndërsa askujt nuk do t’I lejohet ceculari. Po ashtu, për këtë festë ai ka ndërtuar edhe një diskotekë në vilën e tij luksoze. Menjëherë pas këtij lajmi, në Brazil kanë shpërthyer polemikat, pasi ky vend është i treti në botë për numrin e të infektuarve me Covid-19.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb