Më në fund do të luhet futboll. Zyrtarizimi i datës 17 qershor në ditën kur skuadrat u lejuan për herë të parë të stërviteshin normalisht pas më shumë se dy muajsh është kthyer në një festë në Angli. Kjo konfirmohet nga faqet e para të mediave në vend. Duke e cilësuar si një vendim shumë të rëndësishëm, të përditëshmet britanike tregojnë se dhënia e verdikteve në fushën e lojës do t’i rikthente vlerat një sezoni të çuditshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas kalendarit të miratuar tashmë, Premier League kthehet me një ndeshje të madhe siç është ajo mes Manchester City dhe Arsenal. Po më 17 qershor luhet edhe sfida tjetër e prapambetur Aston Villa-Sheffield United. Më pas në fundjavë nga 19 deri më 21 qershor luhet e gjithë java e 39-të e Premier League. Edhe futbolli anglez premton një maratonë sfidash deri në fund të sezonit që do të përfundojë më 2 gusht me finalen e Kupës së Federatës.

Nintchdbpict000585698775
Nintchdbpict000585698775

Zyrtarizimi i datës për rinisjen e Premier League shoqërohet me një vendim historik, pasi të gjitha ndeshjet do të transmetohen pa pagesë, duke i dhënë mundësi të gjithë tifozëve të ndjekin ekipet e tyre të zemrës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb