MALIQ- Në një atmosferë festive, në qytetin e Maliqit është çelur për të 11-in vit radhazi panairi i ëmbëlsirave. Kësaj feste i janë bashkuar shumë vizitorë, të cilët kanë shijuar prodhimet e ndryshme në sheshin e qytetit. Festa është shoqëruar edhe këngë e valle popullore.

Në këtë qytet ka prejardhjen dhe prodhimi i sheqerit ndaj banorët e ruajnë me fanatizëm këtë traditë e bukur, e cila promovon larminë e gatimeve të ëmbla.

Për kreun e bashkisë tashmë kjo festë i ka dhënë një frymë të re qytetit, ku ndryshe nga vitet e tjera kur festa ka qenë e fokusuar vetëm tek ëmbëlsirat. Zgjerimi i bashkisë dhe përfshirja e më shumë njësive administrative e ka kthyer atë në një panair të vërtetë të ekspozimit të prodhimeve të ndryshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne e kujtojmë me nostalgji sheqerin e atyre viteve dhe duhet të japim mesazhin që Maliqi vazhdon të jetë i ëmbël, të prodhojë jo vetëm ëmbëlsi njerëzore, por edhe prodhime që i nxjerrim çdo vit amvisat e Maliqit. Ne e kemi ndryshuar këtë vit duke bërë panair edhe të prodhimeve tradicionale, bujqësore apo blegtorale, të bletërritësve, pasi në zonën tona ato jo vetëm që rriten shumë, janë edhe nga më cilësoret në Shqipëri”, shprehet Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkisë Maliq.

Panairi i Ëmbëlsirave në qytetin e Maliqit ka tërhequr vizitorë nga e gjithë Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb